Arrestohet një polic, dyshohet se bashkë me dikë tjetër sulmuan një person me të cilin ishin aksidentuar

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë pranuar informacion se ka ndodhur një aksident trafikur mes dy automjeteve, ku ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor-  jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

IPK thotë se palët nuk kanë arritur mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë.

Mirëpo, para se të shkonte Policia në vend të ngjarjes, njëra palë e përfshirë në aksident është sulmuar nga dy persona, përfshirë edhe policin.

IPK ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar për 48  orë.

Të ngjashme