Një qytetar nga Leposaviqi, i komunitetit serb, është arrestuar sot në pikëkalimin në Jarinjë. Policia ka konfirmuar se ai është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, raporton mediumi Kossev, megjithatë , e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën”, që operon brenda Qeverisë së Serbisë pretendon se ai është arrestuar “pa bazë ose […]
Arrestohet një serb për një rast me narkotikë nga 2018, Zyra e Petkoviqit thotë se u kap pa arsye

Një qytetar nga Leposaviqi, i komunitetit serb, është arrestuar sot në pikëkalimin në Jarinjë.
Policia ka konfirmuar se ai është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, raporton mediumi Kossev, megjithatë , e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën”, që operon brenda Qeverisë së Serbisë pretendon se ai është arrestuar “pa bazë ose pa arsye”.
Zyra që drejtohet nga Petar Petkoviq pretendon se qytetari i njëjtë ka kaluar nëpër pikën kufitare para disa ditëve pa pengesë, ndërsa sot është arrestuar.
Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi ndodhi sot në mesditë, për lidhjet me narkotikë.













