Policia ka arritur sot ta vë në pranga shtetasin sirian M.A
Ai dyshohet se me datë 18 qershor 2022, në pikën kufitare në Vërmicë e kishte vrarë 31-vjeçarin J.H.
“I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje.
Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.