Arreston dy persona me urdhër-arrest ndërkombëtar, njëri kërkohej nga Polonia e tjetri nga Turqia

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti FAST-ILECU ka arrestuar në dy ditët e fundit dy persona që kanë qenë në kërkim me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njërin rast, bëhet fjalë për një shtetas polak, e në tjetrin për një person që ishte në kërkim në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Turqisë.

Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme