Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është bërë e ditur se njëri nga qytetarët, që kanë humbur betejën me COVID, gjatë 24 orëve të fundit, ka qenë mashkull i moshës midis 20-29 vjeç. Ndërkaq, viktima tjetër ishte një 80-vjeçar. Viktimat ishin nga Vushtrria dhe Skenderaj. Sot, me këto dy raste, numri i vdekjeve […]
Arrin në 3 mijë numri i të vdekurve nga COVID-i, një i ri në mesin e viktimave të fundit

Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është bërë e ditur se njëri nga qytetarët, që kanë humbur betejën me COVID, gjatë 24 orëve të fundit, ka qenë mashkull i moshës midis 20-29 vjeç. Ndërkaq, viktima tjetër ishte një 80-vjeçar.
Viktimat ishin nga Vushtrria dhe Skenderaj.
Sot, me këto dy raste, numri i vdekjeve në Kosovë nga COVID-19 ka arritur në tre mijë, njofton Klankosova.tv
Numri total i rasteve aktive në vend është 19 mijë e 519.

















