As i Ujmanit, e as i Gazivodës, por i Trumpit

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët e quajnë Ujman, kurse serbët Gazivodë.

Por, nga kjo e enjte, këta të fundit, të paktën simbolikisht i vunë një emër të ri masivit ujor që afër 80 % shtrihet në Kosovës.

E pagëzuan “Liqeni Trump”, njofton Klan Kosova.

Baneri u shpalos në Muret e Digës, bashkë me mbishkrimet në Urë, ku serbët e Kosovës e falënderojnë Presidentin amerikan Donald Trump, për siq thonë sjelljen e paqës në rajon.

E kjo ide mbase u erdhi pas propozimit ironik që e bëri emisari për dialogun Richard Grenell, gjatë takimit të palëve në Shtëpinë e bardhë më 4 shtator.

Të ngjashme