As pas 24 orëve deputetja e LDK-së s’kërkon falje, e quajti deputetin e VV-së “magjup”

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga skandali i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ende nuk ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e LDK-së, teksa përfundoi fjalimin e saj, pas një përplasje verbale me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përdori fjalën “magjup” ndaj tij, me qëllim të nënçmimit.

Nga gjuha pezhorative e përdorur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e LDK-së, bëri të reagojnë organizata të ndryshme dhe shoqëri civile.

Shqetësuese organizatat e vlerësuan edhe mosreagimin e kryetarit të Kuvendit, Galuk Konjufca ndaj një gjuhe të tillë.

Të ngjashme