Protestat e thirrura nga OVL-UÇK kanë nisur tashmë në shumicën e komunave të Kosovës, në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.
Qytetarë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mbështetës të UÇK-së janë mbledhur në sheshet e qyteteve të ndryshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Pamje nga protesta e mbajtur në Skenderaj:



Në tubimet e organizuara nëpër komunat e Kosovës po shfaqen pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa protestuesit kundërshtojnë gjetjet e gjykatës dhe mënyrën se si është trajtuar lufta e UÇK-së në aktgjykim.
Pamje nga protesta në Malishevë:


Organizatorët kanë bërë thirrje që protestat të zhvillohen paqësisht, ndërsa aktivitetet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në qytete të ndryshme të Kosovës.
Këto protesta i janë bashkuar reagimeve që kanë nisur pas shpalljes së aktgjykimit, me tubime të qytetarëve edhe jashtë Kosovës, ku komunitetet shqiptare kanë organizuar protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Pamje nga protesta në Drenas:

