Asfaltohen rrugët në lagjen 028 në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Financuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe në partneritet me Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit si dhe IOM-in, në lagjen 028, përkatësisht në rrugën ‘Meshari’, që është e degëzuar në tri drejtime, është realizuar asfaltimi i rrugës në gjatësi prej afro 500 metra.

Po ashtu pjesë e këtij projekti ka qenë edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujësjellësit.

Me realizimin e këtij projekti banorëve të këtyre lagjeve iu mundësohet një jetë më e mirë dhe më e sigurt.

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme