Astrit Gashi i kërkon Prokurorisë të nisë hetime për faturat e larta të rrymës

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti Astrit Gashi ka thënë se duhet të zhvillohet hetim ndaj KESCO’s për faturat e energjisë elektrike, për të cilat shumë qytetarë janë ankuar që iu kanë ardhë të larta.

Gashi ka thënë se “ka shumë mundësi që kjo është bërë edhe për shkak të leximit të qëllimshëm mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga një muaj në tjetrin”.

“HETIM NDAJ KESCO PER FATURAT E RRYMES! Faturat jane ekstremisht te larta. Ka shume mundesi qe kjo eshte bere edhe pershkak te leximit te qellimshem mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga nje muaj nje tjetrin. Jo vetem ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosoves duhet te nise urgjentisht nje hetim te KESCO, qe te zbardhet nese kishte mashtrim apo jo. Shteti i Kosoves duhet ti mbroje qytetaret, jo investitoret qe mund te bejne mashtrime”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjashme