ATK-ja realizoi Seminar për partnerët strategjik të programit AGRO / USAID

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 15:20 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me programin AGRO të USAID-it, ka organizuar Seminar dy ditor për partnerët strategjik të programit AGRO. Më konkretisht, pjesëmarrës në këtë seminar ishin: pikat grumbulluese dhe shoqatat regjionale të mjedrave – Shoqata “Mjedra e Kosovës”, pikat grumbulluese të bimëve mjekuese dhe aromatike – Shoqata “Organika”, përpunuesit e pemëve dhe perimeve – Shoqata “PePeKo”, Unioni i shoqatave të prodhuesve të mollës, prodhuesit komercial të boronicës, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ofruesve të inputeve bujqësore.

Në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

· Informata të përgjithshme për TVSH;

· Norma e sheshtë e TVSH-së për bujqit;

· Rimbursimi i TVSH-së;

· Tatimi i mbajtur në burim (fokus tatimi në burim sipas kategorive të veçanta);

· Trajtimi i marrjes së tokave me qira;

· Deklarimi i tatimeve, etj.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me aplikimin e normës së sheshtë të TVSH-së për bujqit, rimbursimin e TVSH-së, mbajtjen e tatimit në burim sipas kategorive të veçanta për personat jo-afarist nga të cilët bëjnë blerjen e produkteve, trajtimi i marrjes së tokave me qira, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme