Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Mat.
Në aksin rrugor Klos-Dars, automjeti i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet B.K., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, shkruan Top Channel.
Shtetasi me inicialet Q.V., 33 vjeç banues në fshatin Xibër i cili ishte pasagjer ka humbur jetën në aksident.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.