Automjeti i Njësisë Speciale e godet kamionin e vendosur si barrikadë në Leposaviq

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur.

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.

Gazeta Express raportoi pak më herët se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.

Të ngjashme