Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, përmes sistemit evropian RASFF, është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus në qumështin APTAMIL. Si pasojë, është urdhëruar tërheqja nga tregu e produktit me lot nr. 111444865, i importuar nga Holanda nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, pasi niveli i rrezikut është vlerësuar serioz. […]
AUV urdhëron tërheqjen e qumështit Aptamil nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, përmes sistemit evropian RASFF, është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus në qumështin APTAMIL.
Si pasojë, është urdhëruar tërheqja nga tregu e produktit me lot nr. 111444865, i importuar nga Holanda nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, pasi niveli i rrezikut është vlerësuar serioz.
AUV ka nisur procedurat për gjurmueshmëri dhe tërheqje, duke siguruar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Kosovë.

















