Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kujtuar Ismet Rracin, kryetarin e Klinës që u vra 22 vjet më parë. Ai tha se Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe bashkëpunëtorin e presidentit historik Ibrahim Rugova. Hoti tha se vrasja e Rracit, ishte sulm ndaj lirisë dhe demokracisë. ” Kujtimi për të dhe veprimtarinë […]
Avdullah Hoti kujton kryetarin e vrarë të Klinës, Ismet Rracin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kujtuar Ismet Rracin, kryetarin e Klinës që u vra 22 vjet më parë.
Ai tha se Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe bashkëpunëtorin e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Hoti tha se vrasja e Rracit, ishte sulm ndaj lirisë dhe demokracisë.
” Kujtimi për të dhe veprimtarinë e tij do të jetë i përhershëm. Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit Ismet Rraci!”, tha Hoti.













