Avionët izraelitë sulmuan anijet dhe pozicionet e Hamasit në Gaza

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 10:45 | Nga

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan dy anije në Rripin e Gazës dhe pozicionet e brigadës Izzedin el-Kassam të Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi dy anijet që ndodheshin në portin e peshkatarëve në perëndim të Gazës u shkrepën të paktën tre raketa. Njëra prej tyre u përfshi nga zjarri.

Përfaqësuesi i organizatës për dënim të Gazës së pushtuar Alaaddin el-Batta konfirmoi se të dy anijet ishin objektiv të avionëve izraelitë.

Ai theksoi se anijet u qëlluan për të dytën herë në një muaj. Sulmet ndaj tyre, siç tha, po bëhen për të parandaluar udhëtimin e të sëmurëve dhe studentëve.

Gjysmë ore pas sulmit ndaj anijeve, është kryer gjithashtu një sulm mbi pozicionet e brigadës Izzedin el-Kassam në Gazën veriore.

Në të dy sulmet nuk pati të vdekur apo të plagosu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme