Avokati i Vesel Veselit: Dyshimet janë të pabaza, s’ka kushte ligjore për paraburgim

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 16:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Vesel Veseli, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur (16 vjeçare), raporton Ekonomia Online.

Avokati mbrojtës i Veselit, Bekim Kafexholli, tha se nuk janë përmbushur kushtet që Gjykata të vendosë për paraburgim të të dyshuarit.

Sipas tij, kjo seancë ishte me faktet e Prokurorisë dhe kundërshtimet e palës mbrojtëse të të akuzuarit, Vesel Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Sapo e përfunduam seancën e dëgjimore. Prokuroria i dha mendimet e veta. Ne si mbrojte i dhamë kundërshtimet. Nuk janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit”, tha Kafexholli.

Ai tha se tregoi nga gjykata që të ketë një masë më të butë ose të lirohet i akuzuari në procedurë të rregullt.

“Kushtet ligjore janë për caktimin e paraburgimit. Arsyetimet që i ka dhënë prokuroria nuk qëndrojnë mbi bazën që i ka dhënë. Duhet edhe një herë të ju njoftoj edhe gazetarët edhe mediat kanë dhënë prononcime dje edhe pardje lidhur me Vesel Veselin, klientin tim. Ai realisht këto çka i kanë dhënë nuk qëndrojnë në raport me veprat për të cilat e kanë ngarkuar. Konsideroj që klienti jem, veprat për të cilat i ngarkon nuk ka të bëjë fare dhe kushtet për të cilat ia ka paraqitur prokurori nuk qëndrojnë dhe mendoj që i njëjti duhet të lirohet me një masë më të butë ose në procedurë të rregullt. Ne jemi tu prit gjyqtarin që të jep vendim”, shtoi Kafexholli, raporton EO.

Sipas avokatit Bekim Kafexholli, vendimi pritet të ipet pas rreth 2 orësh.

Kjo seancë ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë, e cila ka kërkuar masën e sigurisë ndaj policit Vesel Veseli nga Drenasi, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses, me dyshimin se është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor.

Kjo seancë është mbajtur e mbyllur për media.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se pas intervistimit të të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Të ngjashme