Avokati paralajmëron ankesë, pasi gjykata e dënoi me 200 euro Rozeta Hajdarin

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Me 200 euro gjobë është dënuar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Kjo për aksidentin që e shkaktoi vitin e kaluar, duke e goditur një vajzë të vogël. Ajo është obliguar gjithashtu t’i paguajë shpenzimet e procedurës në vlerë mbi 1 mijë euro.

Por, me gjobën prej 200 euroshe është i pakënaqur avokati i familjes së vajzës, e cila ishte viktimë e aksidentit.

Avokati Florim Shefqeti ka thënë për Nacionalen se ata kanë kërkuar që ministres Hajdari t’i konfiskohet patent-shoferi.

“Na kemi kërkuar me ia marrë patent-shoferin, normalisht në ankesën që kemi me drejtu e kemi pikën bazë. Sepse ajo ka thanë që instinktivisht ka reaguar, dhe mbi këto rrethana kemi kërkuar me ia marrë lejen sepse del që nuk e ka pasur kujdesin në kuptim të ndërmarrjes së veprimeve”, ka thënë Shefqeti.

Ai ka bërë të ditur se do të ankohen në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi, duke mos komentuar më shumë pasi nuk e ka parë vendimin.

Të ngjashme