Ekonomia Online
FUNDIT

AVONET kërkon rrënimin e një mbindërtimi të paligjshëm në Ferizaj dhe hetim nga Prokuroria

AVONET kërkon rrënimin e një mbindërtimi të paligjshëm në Ferizaj dhe hetim nga Prokuroria

Organizata AVONET ka kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve lidhur me një rast të mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, duke i bërë thirrje Komunës që ta ndalojë dhe rrënojë ndërtimin, ndërsa Prokurorisë së Shtetit të nisë hetimet. Sipas AVONET-it, mbindërtimi përbën shkelje të ligjit dhe paraqet rrezik për sigurinë publike. “Çdo mbindërtim […]

Organizata AVONET ka kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve lidhur me një rast të mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, duke i bërë thirrje Komunës që ta ndalojë dhe rrënojë ndërtimin, ndërsa Prokurorisë së Shtetit të nisë hetimet.

Sipas AVONET-it, mbindërtimi përbën shkelje të ligjit dhe paraqet rrezik për sigurinë publike.

“Çdo mbindërtim mbi objekte të ndërtuara sipas kritereve teknike dhe lejeve të ndërtimit krijon rrezik serioz për stabilitetin e objektit, sigurinë e banorëve dhe të qytetarëve. Veprime të tilla janë të ndaluara nga legjislacioni në fuqi dhe nuk mund të tolerohen në një shtet që synon të zbatojë sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e organizatës.

AVONET i ka bërë thirrje Komunës së Ferizajt që të ndërmarrë masa të menjëhershme në përputhje me ligjin.

“AVONET i bën thirrje Komunës së Ferizajt që, pa asnjë vonesë, të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative për ndalimin dhe rrënimin e këtij mbindërtimi të paligjshëm, si dhe të sigurojë zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, organizata ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë rastin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve.

“AVONET i kërkon Prokurorisë së Shtetit që të fillojë hetimet lidhur me këtë rast, të verifikojë përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë, përfshirë investitorin, mbikëqyrësit dhe zyrtarët kompetentë, si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nëse konstatohen elemente të veprave penale”, theksohet më tej.

Të ngjashme