Azemi për sigurinë në punë: Qeveria në vend të 30 zëvendësministrave t’i ketë 30 inspektorë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 18:53 | Nga

Në emisionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, u diskutua për sigurinë në punë, ku Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, shprehi keqardhje dhe shqetësim për lëndimin e katër personave pas shpërthimit që ndodhi sot në njërën nga cisternat e Al-Petrolit në Fushë-Kosovë si dhe vdekjen e një personi ditën e djeshme në vendin e tij të punës, njofton Klan Kosova.

“Lajmi ishte shumë i rëndë dhe shqetësues, dhe është shumë e rëndë që në shumë raste punëtorët të nisën për në vendin e punës e të kthehen në arkivole. Çështja e sigurisë në punë, në Kosovë shohim vetëm gjëra të këqija sepse vetëm në vitin 2018, humbën jetën pesë njerëz të cilët në moshën më të mirë vdiqën si pasojë e mos kujdesit të pronarëve të kompanive”.

“Që nga pas lufta, në vend që me mekanizmat tonë të rregullohen, numri i të vdekurve po rritet nuk po zvogëlohet. Në vitin 2016 ishin 14 raste me vdekje, në vitin 2017, 20 raste dhe gjatë këtij viti, pesë raste nga sektori privat”.

“Edhe vetë punëtori e ka një pjesë të vogël të përgjegjësisë, por nëse në një kompani të caktuar,mungojnë pajisjet, duhet dënuar. Pronari i kompanisë ka për qëllim që ta ketë psikologun e vet në mënyrë që ta dijë në çfarë gjendje është punëtori. Kompanitë duhet të kërkojnë nga punëtoret edhe gjendjen shëndetësore”.

Azemi më tej tha se qeveria aktuale gjatë fushatave kanë premtuar ndryshe.

“Fushatë kanë bërë, kanë shkuar në një kompani të caktuar, po flas për qeverisjen aktuale, kanë bërë foto me punëtor me kapela, pasnesër i kemi pa punëtorët me lëndime”.

“Ministria e punës bashkë me sindikatën duhet ta edukoj çdo punëtor për të drejtën e vet. Familjet e këtyre që pësojnë të mos i lëmë në mëshirën e kohës sepse është më e rëndë për ata”.

“S’e kuptoj si Qeveria e Kosovës në vend të 30 zëvendësministrave t’i ketë 30 inspektorë. 1 zëvendësministër bën shpenzime katër herë sa një inspektor. Tmerr”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme