Babai i dëshmorit nga Shqipëria tregon historinë si ai vendosi të luftojë për UÇK-në

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan, kanë bërë homazhe edhe një numër i madh i qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ata janë shprehur të lumtur se “amaneti i dëshmorëve ka shkuar në vend”, pasi që vërdallë nuk ka më serbë që ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve.

Riza Coka, nga Shqipëria, babai i dëshmorit Halit Coka, ka treguar për EO historinë se si djali tij ka marrë vendimin që të luftojë për UÇK-në.

“Babi i qiti fare serbi kosovarët, a i kemi vëllezër”, i kishte dhënë Halit Coka, babait të tij.

Ai tha se përderisa Kosova është çliruar, amaneti i djalit të tij ka shkuar në vend.

“Ishte 9 muaj në emigracion në Greqi, erdhi nga Greqia më tha ‘Babi i qiti fare serbi kosovarët, a i kemi vëllezër’. I thashë unë vëllezër i kemi po nuk na lejon bota që ti biem Serbisë, na luftojnë se është shtet Serbia. Tha edhe po të vritem rrugës, po shkoj rrugës se UCK-së, po u shlirua Kosova ajo është martesa ime”, tha ai.

Ndërsa, qytetari Arif Haxhia, tha se vendet si Gllogjani janë të shenjta për Kosovën.

Në vend amaneti i tyre ka shkuar që sot asnjë serb nuk është këndej. Ata të cilët për 100 vite na kanë vrarë, na kanë prerë, na kanë dhunuar, na kanë bërë të gjitha. Të tjerat vijnë me kohë. Ky tubim që është këtu, sot është ramazan, shumë qytetarë shkojnë nëpër xhamia. Unë mendoj që xhamitë dhe vendet e shenjta janë këtu, Prekaz, Koshare e gjithë Kosovën.

E Miftar Januzaj, një tjetër qytetar, e cilësoi këtë ditë si të veçantë për popullin shqiptar, teksa tha se Kosova ka ecur përpara, por ka ende ngecje.

Sot jemi në një ditë të veçantë, në një ditë të shenjtë. 24 marsi është një ditë e shenjtë për shqiptarët. Mund të ju themi me plot zemër se ky vend, Gllogjani është Meka dhe Medina e shqiptarëve. Sa i përket ecjes përpara të Kosovës ka ngecje por sido që të jetë një pjesë është përmbush amaneti i dëshmorëve.

Të ngjashme