Babai i tetëvjeçarit të vrarë: Dua të vdes dhe të shkoj që ta takoj çunin atje ku është

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Teksa ishte në ambientet e Gjykatës, babai i shokuar është shprehur se pas humbjes së djalit, edhe ai vetë kërkon të vdes, vetëm për ta takuar njëherë.

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them” , tha babai.

Të ngjashme