Ekonomia Online
FUNDIT

Babai plagos djalin me armë në këmbë duke trembur pëllumbat mbi çati

Babai plagos djalin me armë në këmbë duke trembur pëllumbat mbi çati

Në fshatin Doberdol të Pejës gjatë ditës së djeshme babai ka plagosur aksidentalisht djalin e tij në këmbë. Sipas Policisë së Kosovës, babai ka qenë duke i trembur disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë dhe nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij, raporton Insajderi. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar […]

Në fshatin Doberdol të Pejës gjatë ditës së djeshme babai ka plagosur aksidentalisht djalin e tij në këmbë.

Sipas Policisë së Kosovës, babai ka qenë duke i trembur disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë dhe nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij, raporton Insajderi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë përpjekjes që ti tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte  qëlluar në këmbë djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet ën raportin 25-orësh të policisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta  me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Të ngjashme