Babë e bijë nga Kosova vdesin në aksident trafiku në Gjermani

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 23:30 | Nga

Një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Vajza më e vogël e familjes, që gjendej në veturë është operuar dhe është në rrezik për jetën.

BMW-ja, të cilën po e ngiste kosovari është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Fëmija i plagosur është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Shoferi i kamionit është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.

KTV-ja merr vesh se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Të ngjashme