Bahtiri i propozon Asamblesë të nxjerrë deklaratë kundër aktakuzës së Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, që në nisje të seancës, ka propozuar që Kuvendi Komunal të nxjerrë një deklaratë që kundërshton aktakuzën e ngritur dje ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 8 të tjerëve.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë. Grupet parlamentare u pajtuan për deklaratën, por jo edhe për përfshirjen e emrave të Thaçit dhe Veselit.

Ky është njoftimi i Komunës për këtë ngjarje:

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 32-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka propozuar një pikë shtesë për rend të ditës; Nxjerrjen e deklaratës lidhur me pretendimin e Gjykatës Speciale për ngritjen e aktakuzës kundër ushtarëve të UÇK-së, për të cilën tha se është e një rëndësie të veçantë, sepse lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, e pastër, dhe e dinjitetshme e cila ka luftuar për mbrojtjen e shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe nuk ka të drejtë askush ta njollos atë, dhe për pikën e propozuar nga kryetari Bahtiri u pajtuan të gjitha grupet parlamentare dhe e mbështetën të gjithë̈ propozimin e tij.

Mirëpo gjatë hartimit të tekstit Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtuan që Lufta e UÇK-së të personalizohet në dy emra, që nuk pati dakordancë me grupin parlamentar Vetëvendosje dhe disa asambleistë̈ tjerë̈. Deklarata me emra nuk kaloi, ndërsa deklarata e propozuar nga kryetari Bahtiri pa emra të përveçëm kryesuesi Safet Kamberi refuzoi të vendos për votim.

• Kuvendi Komunal miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023 •Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në…

Gepostet von Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare am Donnerstag, 25. Juni 2020

Të ngjashme