Bajrami bisedoi me ambasadorin Abbott, flasin për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami sot ka mbajtur takim virtual me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott. Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët si dhe planet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.   

Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e Kosovës, në projekte të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe fuqizimit të institucioneve. 

Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Republikën e Kosovës. 

Të ngjashme