Bajrami: Bordi i Kek-ut dhe Qeveria janë bashkë në skandalin e energjisë

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mos shkarkimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se bordi i KEK-ut nuk po e shkarkon, e as suspendon Nagip Krasniqin, i cili ndodhet në paraburgim.

Kjo pasi që sipas saj, të gjithë janë të përfshirë në skandalin e energjisë.

“Sepse të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, pëndryshe si shpjegohet kjo singergji në funksion të mbrojtjes së keqës? Partia në pushtet është shndërru në mburojë e Naigip Krasniqit i paraburgosur dhe Martin Berishajt nen hetime”, shkroi ajo.

Të ngjashme