Bajrami: Krijimi i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal e ndan Kosovën në rajone

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 11:36 | Nga Albulena Avdiu

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që të japë sqarime rreth krijimit të ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Bajrami në seancë ka thënë se krijimin i kësaj ministrie është evituar qeveritë e kaluara, raporton Ekonomia Online.

“Unë ju informojë që pyetjen e kam bërë qe 25 ditë, sa herë po kemi seanca kryeministri po ka agjendë. Pyetja ime ka të bëj me çështjen e krijimit të ministrisë së zhvillimit rajonal”.

“Në fakt të gjitha qeveritë paraprake e kanë evituar një ministri të tillë, që do ta ndante Kosovën në rajone. Unë e ftoj Haradinajn që t’i thërras mendjes dhe të bëhet më i përgjegjshëm”.

Të ngjashme