Bajrami – ministrit Krasniqi: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me grantin e performancës për komunat.

Bajrami ka thënë se këtë grant, ministri nuk e ka gjetur të anuluar dhe sipas saj, i njëjti as nuk e ka pasur kredibilitetin e dëmtuar.

Deputetja i ka radhitur disa fakte lidhur me këtë grant ku sipas saj, ministri Krasniqi mund t’i verifikojë ato me stafin dhe arkivën e ministrisë ku udhëheqë.

Më poshtë mund t’i gjeni këto fakte:

-Sistemi i përformancës komunale ishte iniciative e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, MAPL-së në vitin 2008, kur MAPL udhëhiqej nga ministri i LDK-së Sadri Ferati. Iniciativa e tillë në atë kohë u mbështet nga projekti i USAID DEMI.

-Granti i bazuar në përformancë komunale, u krijua me iniciativën e MAPL-së për të bashkuar fondet e MAPL-së dhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC përmes projektit DEMOS.

-Vendimi për bashkimin e fondeve të MAPL-së dhe fondeve të SDC-së për krijimin e grantit të përformances është marrë në 2017 (në kohën e Qeverisë Mustafa). Ajo marrëveshje ka validitet deri vitin tjetër (ku sipas disa informatave nga SDC nuk do të këtë një fazë të re të përkrahjës me fonde për këtë grant).

-Granti i përformances i cili ishte anuluar nga Ministri Rakiq në vitin 2020, ishte vendosur në projekt-buxhet të vitit 2021 nga Qeveria Hoti, në mbledhjen e qeverisë ku MAPL përfaqësohej nga zv.ministrja Fatbardha Emini, dmth. 5 muaj para se t’i ta merrje detyrën si ministër i MAPL-së në Qeverinë Kurti II. Dmth. granti i përformancës vetëm se ishte përfshirë ne draft-ligjin për buxhetin vjetor 2021, i cili me pas ishte miratuar nga Parlamenti dhe është bërë pjesë e Ligjit të buxhetit ende pa ardhë ju në qeveri.

-Sa i përket kredibilitetit, si është e mundur të kontestohet kur në Komisionin e Granteve përveç përfaqesuesit të MAPL-së dhe Ministrisë së Financave, MF që përfaqësohej nga drejtori i buxhetit, kanë marrë pjesë përfaqesuesit e agjencive zhvillimore të Zvicres, Suedisë dhe Norvegjisë; përfaqesues të shoqerisë civile si Kallxo dhe GAP si dhe përfaqesuesi nga ZKA (ZKA ka qënë e përfaqësuar nga auditorja që sot mban pozitën e auditorës së përgjithshme).

-Poashtu edhe programimi i IPAs ishte realizuar pas një komunikim konsistent ndërmjet Zyrës së BE-së dhe MAPL-së të mbështetur nga SDC-DEMOS gjatë vitit 2020.

-Për më tepër niciativa për të hartuar Ligjin për përformancë komunale ka filluar në qeverinë Hoti, me mbështetje të vetë Kryeministrit në atë kohë, me qëllim që granti të këtë qëndrueshmëri dhe të mos varet nga vullneti politik i askujt.

Sipas deputetes, në atë kohë kishte filluar draftimi i koncept dokumentit (koncept- dokumenti ka dalë në konsultim publik me datën 14.04.2021).

“Në secilin hap të lartpërmendur kotribut të paçmuar ka dhënë sekretarja e përhershme e MAPL-së dhe kur folë për kredibilitet fol me donatorët edhe për punën që ka bërë sekretarja në atë kohë. Ata të tregojnë çka është kredibiliteti. Dhe në fund, ministër shumë më mirë do të ishte për ty dhe për vendin që të fokusoheni me shumë në punë e më pak në baltosjen e çdo pune të mirë që kanë bërë plotë profesionistë/shërbyes civil e qevertiarë në të kaluarën”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme