Bajrami pas publikimit të raportit të DASH-it: Qeveri e paaftë dhe e korruptuar

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 00:00 | Nga Ekonomia Online

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut në pjesën për Kosovën thuhet se probleme kryesore janë korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me këtë çështje.

“Ndër të tjera raporti thotë: “… korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri; mungesë e hetimit dhe llogaridhënies për dhunën në baza gjinore”, ka shkruar Bajrami.

“Qeveri e paaftë dhe korruptuar!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Të ngjashme