Bajrami për takimin e LDK-së me Escobarin: S’e dimë për çka do të flitet

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një konference për medie i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë paragjykim në lidhje me takimin, sepse ende nuk dihet se për çka do të flitet.

“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet”.

“Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.

Vizita e Escobarit në Prishtinë vjen një javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa – i kundërshtuar nga Beogradi dhe disa serbë lokalë.

Të ngjashme