Bajrami: Prokurori i rastit “Brezovica” nga sot paguhet rreth 1 mijë euro më pak

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe njëherë pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje.

Ajo ka thënë se prokurori i rastit “Brezovica”, nga sot me vendim të Qeverisë, paguhet rreth 1 mijë euro më pak.

Reagimi i saj i plotë:

Prokurori që po merret me rastin ”Brezovica” nga sot me vendim të Qeverisë paguhet rreth 1 mijë euro më pak.

Mos të harrojmë inflacionin!

Të ngjashme