Bajrami: Propaganda nuk kalon, Kurti po flet si me marrë mandatin dje

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili shkroi të hënën se “qeverisja e tij e mirë ka pasur ndikim pozitiv edhe në aktivitetet kulturore e sportive”.

“Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hyrë në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investuar që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Propaganda nuk kalon!

Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.

E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.

Të ngjashme