Balla e Sveçla s’komentojnë raportet e kryeministrave, zotohen për zgjidhje për mërgimtarët që presin për sigurime

Vërmicë | 24 Kor 2023 | 13:56 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, e kanë vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë, raporton Ekonomia Online.

Të dy nuk kanë dashur që të komentojë raportet e dy kryeministrave atij të Shqipërisë Edi Rama dhe të Kosovës Albin Kurti.

Kur u pyetën nga gazetarët për anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, Balla që foli i para, tha se mërgimtarët duan që të gjendet zgjidhje që ata mos të presin në kufi dhe se për çështje të tjera ka kohë të flasin.

Madje tha se të dy, ai e Sveçla duhet që t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar krerët e qeverive.

Balla më tej shtoi se me Sveçlën janë dakorduar që të gjendet një zgjidhjet që mërgimtarët mos të presin në kufi për pagesën e sigurimit, po një gjë të tillë ta bëjnë në ndonjë vend tjetër. Për këtë tha se ka marrë edhe përkrahjen e homologut kosovar.

“Është një gjë e mirë që ka një shkëmbim kaq të madh ndërmjet nesh. Arsyeja e këtij takimi ka qenë një kërkesë e imja, edhe pse ne takohemi shumë shpesh ngase keni shumë marrëveshje të firmosura të cilat duhet të zbatohen”.

“Ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nga Shqipëri në Kosovë, ngase të gjitha targat përveç të Shqipërisë duhet të pajisen me siguracion kjo merr një kohë të caktuar dhe shqetësimi im është që sa kohë ata bëjnë me orë të tëra të gjemë të gjitha mundësit që gjatë kthimit në Kosovë koha të jetë e shkurtë ose të japim një zgjidhje që pajisën me siguarcion të mos e bëjnë në kufi, por të gjendet një zgjidhje. Besoj që kolegu im Sveçla do të gjejmë një zgjidhje”.

“Mërgimtarët presin prej neve që të gjejmë zgjidhje, për çështje të tjera kemi kohë të flasim. Ne duhet t’i bëjmë realitet marrësesh për të cilat kryeministrat janë dakorduar”.

Përderisa Sveçla tha se ndonëse ka opinion për këtë çështje do të flasë një herë tjetër, raporton EO.

Për shqetësimin e mërgimtarëve ai tha se do të gjendje zgjidhje menjëherë.

“Kemi shumë marrëveshje të nënshkruar që duhet të bëhen realitet. Vështirësinë që e kemi është me mërgimtarët. Kemi vullnetin më të mirë që mërgatat të iu shërbejmë shpejtë dhe me efikasitet. Zgjidhje ka, patjetër që ka vullnet politik dhe shumë shpejt do të vërehet ndryshimet. Po flasim për zgjidhje tash menjëherë. Këtë takim e prita me kënaqësi, po flasim për një problematikë konkrete”.

“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam opinion të kualifikuar për këtë çështje që do t’i adresojmë në një rast tjetër”.

Të ngjashme