Nuredin Ibishi, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Puls” të KTV-së, komentoi çështjen e bartjes së armëve nga ish-kolegët e tij.
Ai tha se bartja e armëve nga deputetët në Parlament reflekton keq, sidomos kur dihet se deputeti duhet ta dorëzojë armën në hyrje.
“Janë vendet e caktuara ku duhet të dorëzohen armët. Ka shumë deputetë të kërcënuar dhe janë të pajisur me leje për armë, por brenda në Parlament nuk guxon të ketë armën”, u shpreh Ibishi.
Ish-deputeti thotë se është e pahijshme që deputeti të ketë armën me veti në Parlament dhe kjo, sipas tij, “duhet që njëherë e përgjithmonë të ndalet sepse Kosova është vend i sigurt”, deklaroi ish-anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.