Basha: Po boni hajgare me bllokun B, unë kom shku për përhajër, havëll kena qitë

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit iu ka shpjeguar qytetarëve se rryma nuk është rritur, është vetëm propozim i ZRrE-së.

Tutje ai shpjegoi se nga shtrenjtimi nuk preken bizneset, madje nuk qëndron që atyre iu kanë rritur tarifat.

“Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se e kanë paguar më së liri në të kaluarën dhe s’bën të flitet për krizën që jemi sot, por s’ju intereson as e kaluara e as kriza, por neve po na intereson se te e kaluara s’po ka mjaftueshëm rrymë. Nuk është se Albin Kurti e ka shtyp dygmen edhe u ndal rryma, rryma është si pasojë e të kaluarës, këto blloqe që po prishen është se këto i keni lënë, që 20 vjet nuk është investuar në to”.

Tutje, Basha tha se kthimi i Bllokut B është gëzim.

“Po bëni hajgare me Bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër te Ministrja për Bllokun B. Havëll kena qitë. Gëzim more është, ju duhet ta kuptoni se janë 250 megavat në orë, po besoj që edhe ju jeni të gëzueshëm”, tha ai.

Të ngjashme