Basha, Ramës: Kur zgjedh simbol hashashin, “Shqiponja” të duket vulgaritet

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, pas largimit të simbolit të “Shqiponjës”  në hyrje të Tiranës shprehet i pakënaqur duke thënë se “shqiponja” duket vulgaritet kur zgjedh si simbol hashashin.

Me këtë ai i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama duke i thënë se çfarë nuk sjell para për xhepin e tij dhe oligarkëve është pa vlerë.

Ja postimi i plotë i tij:

View image on Twitter

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

Ndërkaq disa orë para Bashës,kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama, ka thënë se ky simbol natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s.

Ja postimi i plotë i tij:

View image on Twitter

Edi Rama

@ediramaal

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund?

Të ngjashme