Basha shfaqet në Këshillin e Europës: Pavarësia e Kosovës, një realitet i pakthyeshëm

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputeti shqiptar Lulëzim Basha tha se pavarësia e Kosovës është realitet i i pakthyeshëm që duhet të pranohet sa më parë nga të gjithë, përfshirë Serbinë.

Prej kohësh larg medias, Lulzim Basha është shfaqur sot në mledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës. Në fjalën e tij, Basha tha se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin. Do të ishte një gabim shumë i madh për cdo vend po të hiqte paralele, cfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” -tha ndër të tjera Basha, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një urim për presidentin e Ukrainës, Zelensky për datëlindje.

Të ngjashme