Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i studentëve të UBT-së që po angazhohen në internship ose në punë praktike në kompani të ndryshme. Kjo, falë bashkëpunimit të mirë që institucioni ka me organizata dhe kompani lokale e ndërkombëtare.
Së fundmi, studentët e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Atdhe Rexhaj, Naile Fejzullahu dhe Arlinda Dragusha, janë pranuar në punë praktike në kompaninë ndërtimore “Nartel”, në Prishtinë.
Në këtë kompani, ata do të merren me veprimtarinë e ndërtimtarisë ose më saktë do të mbikëqyrin punët që nga fillimi e deri tek finalizimi i tyre.
Studenti Atdhe Rexhaj ka thënë se është mundësi e mirë për ta që të jenë pjesë e një kompanie të tillë.
“Fakulteti i Arkitekturës në UBT po aplikon standardeve më të larta, sidomos në projektim, planifikim dhe menaxhim të projekteve. Ne po aftësohemi për të punuar dhe po dalim suksesshëm në ekonominë e tregut, në sektorin publik e privat”, ka theksuar Rexhaj.
Sipas tij, UBT mbetet të jetë një Institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon dhe se po ofron programe studimi sipas standardeve cilësore ndërkombëtare.
“Në kuadër të kësaj praktike, ne do të kemi mundësinë të shohim e praktikojmë punët të cilat do të zhvillohen brenda kësaj kompanie. Andaj, kjo është mundësi e mirë që përmes teorisë dhe tashmë praktikës, studentët të aftësohen dhe të kenë përparësi në tregun e punës”, ka thënë Rexhaj, sipas të cilit këso mundësi ofron vetëm UBT-ja.
UBT është institucion i arsimit të lartë në Kosovë, i përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të kombinuara me hulumtime shkencore, në harmoni me standardet ndërkombëtare.