BE-ja gati ta sqarojë marrëveshjen për Brexit-in, por jo ta rinegociojë atë

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian është gati t’i sqarojë Londrës marrëveshjen e arritur me Qeverinë e kryeministres Theresa May, por jo që ta rinegociojë atë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka bërë këto komente gjatë një vizite në Bukuresht për ta festuar fillimin e presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania.

Parlamenti britanik do ta votojë marrëveshjen e arritur me BE-në më 15 janar të këtij viti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo një pjesë e madhe e opozitës britanike është kundër kësaj marrëveshje, prandaj pritet që parlamenti ta refuzojë një marrëveshje të tillë.

Të ngjashme