Bebe Rexha lutet për shërimin e grimerit Samuel Rauda: Më mungon Sam

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Grimeri i njohur botëror, Samuel Rauda, prej më shumë se një muaji është duke u rikuperuar nga aksidenti i tmerrshëm që pati me makinë në mars.

Derisa po vazhdon të shërohet, të famshmit njëherësh miqtë e tij vazhdimisht janë duke e mbështetur atë përmes rrjeteve sociale.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila thotë se po i mungon dhe se është duke u lutur gjatë tërë kohës për të.

“Më mungon Sam. Akoma duke u lutur për shërimin tuaj”, kanë qenë fjalët e artistes me prejardhje nga Dibra.

Siç tashmë dihet, Samuel është bërë më i njohur për bashkëpunimin me disa prej emrave të mëdhenj si: Bebe Rexha, Kylie Jenner, Ava Max etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme