Sot dhe nesër, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me një delegacion shoqërues, raporton Ekonomia Online.
Begaj sapo ka mbërritur në Prishtinë dhe eskorta e tij ka parakaluar në rrugën e UÇK-së në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Në orën 18:00 do të organizohet një pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.