Begaj: Pothuajse në çdo fshat kemi të kthyer nga Italia, jemi në vetizolim

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se situata në këtë komunë është e qetë kur deri tash kanë katër raste të konfirmuara me Koronavirus.

“Nuk ka panik, presim nga qytetarët që të na ndihmojnë edhe më tutje. Gjendja e të prekurve është e qetë”.

Begaj ka thënë se janë duke u mundur sa më shumë të jenë të kujdesshëm pasi që në këtë komunë sipas tij ka shumë persona që punojnë në Itali e që kohët e fundit janë kthyer në vendlindje.

“Në çdo fshat pothuajse ka njerëz që janë kthyer nga Italia. Jemi në vetizolim dhe po provojmë që të kujdesemi. E kemi përvojën në të kaluarën që na ka shërbyer [me rriqrat]. Ka shqetësim, nuk është panik, qytetarët po kujdesën. Bëj thirrje që njerëzit të jenë të kujdesshëm t’i përfillin thirrjet tona dhe të nivelit qendror”.

“Mbrëmë kanë ardhur ndihma të pakta. Nuk kemi mundësi të bëjmë furnizime si komunë dhe niveli qendror duhet të jetë i kujdesshëm sidomos ndaj Malishevës. Maskat dhe të tjera i kemi të pakta. Kemi nevojë për maska, dezinfektues – këto i kemi të pakta dhe në duhen”.

Ai ka thënë se si komunë edhe në kushte normale kanë mungesë të stafit mjekësor, shkruan Klan Kosova.

“Nuk kemi staf të mjaftueshëm mjekësor. Kemi nevojë për më shumë mjekë, dy i kemi të vetizoluar edhe i treti prioritet të vetizolohet. Ligji nuk na ka lejuar që të kemi më shumë mjekë. Në bazë të popullsisë kemi nevojë për shumë më shumë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme