Behrami: Diaspora ka nisur lëvizjet më të mëdha për ndryshime në Kosovë

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih të Zvicrrës ka takuar bashkatdhetarë, duke vlerësuar rolin e diasporës në proceset politike dhe shoqërore në Kosovë.

Përmes një postimi, Behrami ka thënë se shumë prej lëvizjeve për ndryshim në Kosovë kanë nisur pikërisht nga diaspora, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të saj në institucionet e vendit.

Ai ka deklaruar se, si dikush i rritur në diasporë, bashkë me kandidatin Shaip Kadriaj synojnë të jenë zë i bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Në Cyrih të Zvicrrës me bashkatdhetarë. Shumica e lëvizjeve për ndryshime në Kosovë kanë filluar në diasporë. Si dikush që është rritur në diasporë, bashkë me Shaipin do të jemi një zë i tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme