Deputeti i rizgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami ka bërë të ditur se është paditur për shpifje nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami ka thënë se padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e shoqëruar reagimin e tij me ironi.
“Donika Gërvalla më paska paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka mujtë me dërgu lëndën edhe në Gjykatën Speciale. Paramendo!”, ka shkruar ai.
Behrami ka kritikuar Gërvallën, duke pretenduar se ajo ka qenë prej vitesh subjekt i akuzave publike për gjuhë përçarëse dhe denigruese, ndërsa tani, sipas tij, po e padit atë për shpifje.
Në fund të reagimit, ai ka deklaruar se pret me padurim përballjen në gjykatë.
“Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ka shkruar Behrami.