Behrami pas dorëheqjes së Hamzës: Ai bëri gjithçka për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së , Artan Behrami përmes një postimi në Facebook ka reaguar, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së, duke kujtuar angazhimin e tij politik për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Simbolikë e dyfishtë. Përderisa unë ndodhesha pranë vendit ku mbahen krerët e UÇK-së, po përcillja dorëheqjen e njeriut që për vite me radhë e kishte kthyer mbrojtjen e tyre në një nga angazhimet e tij kryesore politike.Bedri Hamza bëri gjithçka që kishte në dorë për ta mbajtur këtë çështje në vëmendje dhe për të mbrojtur dinjitetin e luftës sonë” shkroi Behrami.

Postimi i plotë:

Të ngjashme