Ekonomia Online
FUNDIT

Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi

Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se Policai ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë deputet të parkojë para objektit të Kuvendit të Kosovës. Sipas Behramit, një vendim i tillë po merret një ditë para seancës. Deputeti Behrami thotë se janë sjellë edhe “makina të […]

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka njoftuar se Policai ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë deputet të parkojë para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Behramit, një vendim i tillë po merret një ditë para seancës. Deputeti Behrami thotë se janë sjellë edhe “makina të rënda për të penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend”.

Reagimi i plotë:

 Policia e okupuar nga Sfeqla paska marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.

Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën! Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend. 

Të ngjashme