Bekim Haxhiu: Sami Lushtaku po tenton ta luajë “Babën” në PDK

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 18:28 | Nga

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skënderaj.

Por ai nuk e njeh atë vendim, për të cilin thotë se është marrë nga një grup i caktuar.

“Nuk është vendim i PDK-së, është vendim i një grupi të caktuar, i Sami Lushtakut me djalin e tij, Mërgim Lushtakun dhe një grupi të vogël të anëtarëve të kryesisë”.

“Lushktaku me këtë veprim po bën tentativa që ta luajë “Babën” në PDK, por kjo nuk ka vend aty”.

“PDK nuk është parti që munden baballarët të pyetën, por anëtarësia e saj”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

Haxhiu ka shtuar se vendimi i djeshëm nuk prodhon kurrfarë efekti juridik.

“PDK ka shpall zgjedhjet e brendshme ku detyra e kryesisë është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Ai grupacion nuk ka pasur mandat të bëjë shkarkime. Jam njëri ndër deputet më të votuar në Skënderaj dhe nivel vendi në tre palë zgjedhje”.

“ Logjika përçarëse, në subjekte politike nuk ka vend. Ftoj ata që të kthjellen dhe të punojnë për interesin e qytetarëve. Nëse djali i Sami Lushtakut do të bëhet kryetar le ta bëjë përmes zgjedhjeve duke fituar votat”.

“PDK ka 20 asamblesitë dhe kryesuesen, që i bën nder PDK. Ne jemi në një fazë fillestare zgjedhore. Si duket dikush iu ka frikësuar bashkëpunimit. PDK është hapur në vazhdimësi për kuadro të reja dhe s’kanë pasur pse të frikësohen”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme