Belgjikë, anulohen të gjitha fluturimet për 24 orë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha fluturimet për në dhe nga Belgjika janë anuluar për një ditë për shkak të grevës, ka njoftuar kontrolli i trafikut ajror të këtij vendi.

Periudha e anulimit do të zgjasë për 24 orë, nga ora 22:00 (21:00 GMT) të martën.

Tre federata të mëdha sindikale kanë thirrë këtë grevë dhe po kërkojnë rritje të pagave, përfitimeve dhe pensioneve për atë që ata besojnë se është një nivel jetese i arsyeshëm, si dhe përmirësime në bilancin e punës dhe të jetës.

Agjencia e trafikut ajror Skeyes tha se nuk kishte “siguri rreth numrit të stafit për një numër të kufizuar postesh kyçe”, andaj edhe është ndërprerë trafiku ajror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme