Berisha: 10 objekte s’na paguajnë qera, zvarritja e rasteve në gjykatat shumë problematike

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 08:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Artan Berisha, tha se po përballen me dy sfida shumë të mëdha, që sipas tij, po ndikojnë në performancën e kësaj ndërmarrje.

Berisha i tha Ekonomia Online tha se për disa objekte që janë pronë e NPB-së pronarët ilegal të tyre ka kohë që nuk janë duke paguar qerane, pavarësisht ftesave që u kanë bërë për takime.

Për këtë çështje ai tha se kanë diskutuar edhe më kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që të i’u dal në ndihmë që t’i lirojnë këto lokale.

“Sfidë janë disa lokale që janë problematike, janë disa pronar që nuk i lirojnë lokalet, nuk paguajnë gjë, nuk përgjigjen ndërmarrjes. Këtë çështje e kemi ngritur edhe me kryetarin e komunës, kemi kërkuar ndihmë edhe nga komuna që të na ndihmojnë t’i lirojmë ato lokale. Ato nuk kanë kontekste ato janë lokale të pastra të ndërmarrjes po janë disa njerëz, që fatmirësisht nuk janë shumë që nuk i përgjigjen ndërmarrjes, ushtrojnë veprimtari dhe nuk paguajnë as qera. Jemi në proces që ta zgjidhim edhe këtë problem”.

Ai tha se janë 10 objekte që pronarët e tyre nuk paguajnë qera, që sipas tij, NPB-ja i ka ofruar edhe shumë mundësi të tjera që ata të shlyejnë borxhin.

Berisha shtoi se edhe pse ky numër është i vogël, sipas tij, për NPB-në janë shumë pasi kjo ndërmarrje varet nga të hyrat mujore.

“Mundësi është, fatmirësisht nuk janë shumë jemi duke shikuar mundësit, nuk ka konteste ato janë prona të ndërmarrjes. Bashkëpunim edhe me komunën kemi kërkuar që edhe të na asistojnë ata. Ne ju kemi ofruar atyre shumë mundësi që të paguajnë borxhin edhe më këste, që të vijën dhe t’i nënshkruajmë kontratën edhe me ndërmarrjen. Nuk kanë ardhur nuk i janë përgjigjur fare ftesës, në një farë forme ato konsiderohen si lloj uzurpim klasik. Duke pasur parasysh që edhe sistemi gjyqësor nuk është duke funksionuar në këtë rast, duhet të shikohen mundësit të tjera me inspektoria komunal që të lirohen. Ne kemi harxhuar të gjitha mjetet ligjore, i kemi lutur, prej se kam ardhur unë kam provuar që t’i takoj, nuk lajmërohen, nuk përgjigjen ata veprimtarin e vetë e ushtrojnë mos të them lirishtë ilegale në ato objekte”. “Nuk janë shumë mund të sillen rreth 10 objekte, por për ndërmarrjen janë shumë sepse nuk mund t’i inkasojmë të hyrat mujore. Ne varemi nga të hyrat mujore, këto mund të na dobësojnë në performancë”, tha ai.

Sfidë tjetër sipas Berishës, është edhe përballja me kontekste gjyqësore me pronat që janë tjetërsuar, pasi një pjesë e arkivës është humbur gjatë viteve 1997-98.

“Sfidat zakonisht ne si ndërmarrje krahas punës kemi sfida shumë tjera duke pasur parasysh se NPB-ja është trashëgimtare e shumë institucioneve të tjera që kanë funksionuar edhe para luftës. Kemi dy lloje sfidash që unë i kam identifikuar prej ardhjes në krye të ndërmarrjes. Sfida e parë është konteste gjyqësore, kemi shumë konteste gjyqësore shumë prona të cilat ose janë tjetërsuar duke pasur parasysh që një pjesë e arkivës ka humbur gjatë viti 97-98 janë tjetërsuar me ose pa qëllim”, tha ai. Berisha tha se janë një numër i madh i banesave dhe pronave të tjera në Prishtinë që janë tjetërsuar dhe se rreth 1 mijë konteste gjyqësore momentalisht janë duke u zhvilluar.

Ai tha se problem në këtë rast është edhe zgjatja e proceseve gjyqësore nga gjykata.

“Kemi shumë kontekste gjyqësore shumë banesa, e kemi rastin edhe të Dardanisë që ka qenë edhe medial ku janë pesë hyrje të tëra që janë, mos të them të uzurpuara, por janë njerëz të vendosur aty, se nuk mund ti quajmë uzurpim se nuk dihet pronari. I kemi edhe shumë vende të tjera në Prishtinë që janë tjetërsuar pronat, diku janë rreth 1 konteste gjyqësore që janë duke u zhvilluar. Duke pasur parasysh ngadalësimin e proceseve gjyqësore, në kontekstet civile shkojnë pak ma kadale dhe pak më vështirë gjinden provat sepse të dy palët pretendojnë se kanë të drejtë, të dyja palët kanë dokumente”, tha ai për EO.

Të ngjashme